“Për titullin duhet të ndodhë magjia”, Arteta: Do të rikthehem në shtëpi
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta deklaroi së fundmi se një ditë kërkon të rikthehet në Spanjë, vendlindjen e tij dhe të trajnojë në LaLiga.
Megjithatë, për momentin Arteta theksoi se fokusi i tij kryesor mbetet projekti i nisur me Arsenalin.
“Gjithmonë kam menduar se një ditë do të kthehem sepse toka ime më tërheq shumë, ashtu si mënyra jonë e të jetuarit, e të qenurit bashkë, kultura jonë. Kjo do të thotë se e kam gjithmonë në kokën time, por jam i lumtur në Angli për shkak të mënyrës se si më trajtojnë dhe më pëlqen shumë puna ime. Mendoj se një ditë do të vijë koha për t’u kthyer, nuk do të iki gjithë jetën”.
Ndër të tjera, Arteta shtoi se për të fituar titullin kampion në këtë sezon me Arsenalin, do të duhet të ndodhë një magji pasi asgjë nuk varet më nga të besuarit e tij me Manchester cityn që në rast se e fiton ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj West Ham, do të shpallej kampion për të katërtin sezon radhazi.
“Duhet vetëm të presim magjinë, duhet të bëjmë pjesën tonë dhe tashmë e dimë se çfarë të bëjmë. Do të jetë një ditë e bukur ku do ta përjetojmë kampionatin, deri në fund. Do të jetë hera e parë që Premier League do të jetë aty duke pritur në Emirates që kur është ndërtuar, me shirita në ngjyrat e fanellës sonë. Nëse ne fitojmë dhe ata nuk fitojnë, ne do të jemi kampionë”.