Për një muaj në Gjilan, 11 aktakuza për dhunë në familje

Për një muaj në Gjilan, 11 aktakuza për dhunë në familje

Vetëm gjatë muajit janar, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka pranuar nëntëmbëdhjetë kallëzime penale, ndaj nëntëmbëdhjetë personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore, për këtë vepër penale janë ngritur 11 aktakuza.

“Gjatë kësaj periudhe kohore Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza, kundër njëmbëdhjetë personave, për veprën penale ‘Dhuna në familje’. Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një personi të mitur, për këtë vepër penale”, thuhet në njoftim.

Share This