Për herë të parë në veri të Mitrovicës hapet tregu festiv, mblidhen qytetarët dhe dëgjohet muzikë shqipe
Për herë të parë që nga paslufta, në veri të Mitrovicës është hapur tregu festiv i festave të fundvitit.
Siç raportohet nga ky qytet, atje janë mbledhur një numër qytetarësh që po dëgjojnë muzikë dhe po shërbehen me pijë të ngrohta dhe të ftohta, shkruan Ballkani.info.
Në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës, të cilët po kujdesën për sigurinë e qytetarëve.
Në këtë zonë, pak mbi urën e Ibrit, janë vendosur disa lokale të përkohshme në shtëpiza druri.