Pep Guardiola: Nëse drejtuesit nuk më zvogëlojnë ekipin largohem!

Pep Guardiola: Nëse drejtuesit nuk më zvogëlojnë ekipin largohem!

Pas fitores 3-1 përballë Burnmuth, trajneri i Mançester Sitit ka kërcënuar drejtuesit e skuadrës me dorëheqje.

Në fjalën e tij Guardiola ka gjetur të papërgatitur gazetarët me përgjigjen që u dha kur e pyetën për planifikimin e ekipit për sezonin e ri.

“Unë nuk dua një ekip me shumë lojtarë. Të them të drejtën e urrej momentin kur para një ndeshjeje duhet që të zjgedh lojtarët që do të ndekin shokët e tyre nga tribuna. Unë dua një ekip me pak lojtarë. Nëse nuk do të kem një ekip me pak lojtarë largohem!”, tha Guardiola, i cili gjithmonë është “akuzuar” nga opinioni publik si një trajner që shpenzon shumë.

Share This