Pengu i madh, Marotta: Keqardhje që nuk firmosa me Haaland…
CEO i Interit, Giuseppe Marotta ka zbuluar pengun e madh të karrierës si drejtues.
Bëhet fjalë për periudhën kur 66-vjeçari ishte drejtori sportiv i Juventusit, post që mbajti për 8 vite.
Bardhezinjtë kishin mundësinë e sigurimit të një talenti norvegjez, Erling Haaland. Sulmuesi aktivizohej me Molden në vendlindje. Ekip nga i cili u largua në janarin e vitit 2019 për të firmosur me austriakët e Salzburgut.
“Ndjej keqardhje që nuk firmosa me Haaland kur isha te Juventusi. Erling luante me Molden. Për arsye ekonomike nuk arritëm të realizonim atë operacion”, u shpreh drejtuesi i Interit.
Kohë më parë, Marotta deklaronte se për të bërë të mundur transferimin e Haaland nga Molde te Juventusi, nevojiteshin rreth 2-3 mln euro…
Pas kalimit te Salzburgu, bomber viking “shpërtheu” me gola. Më pas erdhi transferimi te Borussia Dortmund, teksa prej verës së vitit të kaluar është pjesë e Manchester Cityt.