Peja pëson nga Niners Chemnitz

Peja pëson nga Niners Chemnitz

Peja ka pësuar humbje në ndeshjen e katërt të grupeve në FIBA Europe Cup. Disfata ka ardhur nga skuadra gjermane, Niners Chemnitz.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën është mbyllur me rezultat 63:99.

Vetëm në fillim skuadra kosovare ka dhënë shenja se mund të bëjë mirë, por më vonë ka qenë skuadra mysafire e ka pasur fjalën kryesore.

Te Peja janë dalluar Justin Davis, Urald King, Arian Çallakaj e Jay Chandler.

Verdhezinjtë deri më tash kanë dy fitore e dy humbje, kurse gjermanët katër fitore në katër ndeshje.

Në grup aktualisht kryeson Chemnitz, derisa skuadra kosovare gjendet e dyta.

Ndeshjen tjetër Peja e luan me polakët e Spojnia Stargard.

Share This