
Peja në kërkim të fitores së parë në Ligën ENBL, sfidon Spartak Pleven
GO+ Peja do të luajë sonte në shtëpi për herë të parë në këtë edicion të garave.
Verdhezinjtë do të përballen me BC Spartak Pleven, në takimin që zhvillohet në ‘Karagaci’ nga ora 19:30.
Skuadra pejane nuk i ka nisur mirë garat në Ligën ENBL, që po merr pjesë për herë të parë, ku pësoi në dy ndeshjet e para nga Riga Zelli 72:83 dhe Dubrava 83:98.
Ndërkohë, skuadra bullgare në dy ndeshjet e para i ka dy fitore, Olomoucko 91:84 dhe Dubrava 83:82.
GO+ Peja është e motivuar të shënojë fitoren e parë në këtë ligë, derisa në Superligë ka tri fitore në tri ndeshje.


