Peja mundet nga AEL Limassol në Ligën Ballkanike

Peja mundet nga AEL Limassol në Ligën Ballkanike

Peja është mundur nga AEL Limassol e Qipros, me rezultat 84-94, të martën në “Karagaçi”.

Pejanët dhe kampionët e Qipros u ndeshen në kuadër të Ligës Ballkanike.

13 herë kampionët e Qipros u treguan skuadër më e mirë se ekipi pejan, këta të fundit pësuan humbjen e parë këtë sezon të garave në Ligën Ballkanike, derisa kanë tri fitore.

DeAndre Davis me 25 pikë ishte më i dalluari sonte te pejanët. Ndërsa, më të dalluarit në fitoren e qipriotëve ishin Jordan Shepherd me 29 pikë.

Peja ndeshjen e ardhshme në Ligën Ballkanike do ta zhvillojë ndaj Sigal Prishtinës, më 29 shkurt.

Share This