Peja dhe Sigal Prishtina masin forcat në Ligën Ballkanike

Peja dhe Sigal Prishtina masin forcat në Ligën Ballkanike

Dy rivalët e mëdhenj në basketbollin tonë, Peja dhe Sigal Prishtina do të përballen sonte në kuadër të Ligës Ballkanike, ndeshje të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Pejanët dhe prishtinasit do të ballafaqohen në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë për shkak së në palestrën “Karagaç” në Pejë nuk po funksionon semafori kryesor.

Dueli mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, gjithnjë ka prodhuar sfida dramatike dhe një ballafaqim i tillë pritet të luhet edhe sonte në Gjakovë, aty ku atmosfera pritet të jetë e zjarrtë.

Peja dhe Sigal Prishtina këtë sezon të garave, kanë nga tri fitore dhe nga një humbje, duke i grumbulluar nga 7 pikë, për t’i mbuluar pozitat tre dhe katër në tabelë.

Ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtina fillon në orën 19:00.

Share This