
Pedri: Do mërziteni duke më parë në shtëpi
Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka hedhur poshtë zërat që flasin se ai ka kaluar shumë kohë në klubet e natës këtë sezon.
Aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e Spanjës, Pedri iu përgjigj drejtpërdrejt këtyre pretendimeve, duke i mohuar kategorikisht.
“Nëse dikush mendon se dal shpesh natën, mund të vijë në shtëpinë time dhe do mërzitet duke më parë”, ka thënë Pedri në një deklaratë për ‘RAC-1’, raporton RTKLive.
Pas fitores ndaj Atletico Madridit fundjavën e kaluar, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, vlerësoi formën dhe paraqitjet e Pedrit.
Është kënaqësi ta stërvisë Pedrin”, kishte deklaruar strategu gjerman.