Peci replika në Facebook me Nushin e PSD-së: Tung e bofsh se jam në terren, folni ju prej flladit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është akuzuar nga sekretari i Partisë SocialDemokrate, Nol Nushi i cili ka thënë se ministri është duke manipuluar me shifrat, sa i përket deklaratës se Kosova ka siguruar bukën e motmotit, po ashtu e akuzon për vjedhje vitin e kaluar, raporton Ekonomia Online.
Nushi, në postimin e ministrit Peci, ka shkruar se ai po manipulon me bukën e gojës, ndërsa Peci ka thënë se nuk ka vjedhur, madje siç shprehet ministri ‘asnjë cent’.
Tutje, në komente, sërish me replikë, Nushi ka publikuar një postim të ministrit Peci të vitit 2022, me ç’rast ka bërë një krahasim me atë të vitit 2023.Këtë koment, ministri Peci, e ka konsideruar si pretendim të Nushit, e që po ashtu tha se ka humbur kohë gjatë këtyre replikave.