
PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun
Përfaqësues nga Partia Demokratike e Kosovës kanë shprehur indinjatën e tyre pas dështimit të 33-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se mos formimi i institucioneve do të ketë pasoja edhe për raportin me SHBA-të dhe dialogun me Serbinë.
“Nëse në një moment të shpejtë, që s’mund ta dimë se kur është, ka një kërkesë nga SHBA-të për të pasur qasje më proaktive në raport me marrëveshjen potenciale Kosovë – Serbi dhe ne nuk i kemi institucionet e konsoliduara, kjo gjithsesi që e dëmton pozicionin e Kosovës”, ka thënë ai, raporton rtk.
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për bllokim dhe papërgjegjësi institucionale.
“Bota po ndryshon çdo ditë drastikisht dhe dramatikisht. Kosova nuk guxon të sillet me kësi papërgjegjësie, i bëjmë apel zotit Kurti që të reflektojë. Kosova është më e madhe sesa egoja e tij personale”, ka thënë në anën tjetër, Vlora Çitaku nga PDK.