PDK-ja 131, Krasniqi: Numri i fitores, i besimit dhe i të ardhmes
Pas hedhjes së shortit nga ana e KQZ-së për renditjen e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka reaguar lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se numri 131 i PDK-së, është numër i fitores, i besimit dhe i të ardhmes.
“Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamzën, dhe listën më të mirë të kandidatëve për deputetë, është e mobilizuar dhe e gatshme për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit. Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma të mirë. Me punë të palodhshme, përkushtim të madh dhe kompetencë të dëshmuar, bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.