Pavard paralajmëron Allegrin
Ka ardhur më në fund dita e Inter-Juventus, ndeshja më e shumëpritur në Serinë A mes dy skuadrave që po luftojnë për titullin.
Benjamin Pavard ka folur për kanalet zyrtare të klubit zikaltër.
Francezi ka shpjeguar se si i përjeton momentet para një ndeshje të madhe duke paralajmëruar kështu Massimiliano Allegri-n:
“Para një ndeshje mendoj si ta fitoj dhe duke qenë një mbrojtës si të mos pësoj gol. Pas më pëlqen të festoj me tifozët: i luaj ndeshjet për t’i fituar, luaj futboll për të fituar tituj. Për këtë arsye kam ëndërruar gjithmonë që të bëhem futbollist.
“Kur isha i vogël shikoja të gjitha skuadrat e mëdha duke ngritur trofe, nuk luaj futboll për para, por për trofe, dhe kjo është ajo që më shtyn të dal në fushë, dua të jem krenar për veten në fundin e karrierës”.