Pavard: Futbollit italian i fortë taktikisht, ende kam uri për trofe
Futbollisti i Interit, Benjamin Pavard thotë se është i lumtur që është bërë pjesë e futbollit italian.
Pavard, i cili gjatë verës që lamë prapa iu bashkua skuadrës “Nerazure” nga Bayern Munich, thekson se futbollit italian është shumë i fortë taktikisht.
“Futbolli italian? E ndiqja prej kohesh. Për mua është një kampionat shumë i fortë taktikisht. Ndjej se mund të mësoj ende më shumë këtu”, ka thënë Pavard.
Ai pohon se ndihet krenar që vesh fanellën e Interit. Pavard pohon se ende ka uri për trofe.
“Jam krenar që jam pjesë e një klubi të madh si puna e Interit. Kam ende uri për trofe dhe Inter ka të njëjtën ambicie si unë”, përfundoi Pavard.