Pavard flet si lojtar i Interit: Dua titullin
Benjamin Pavard sapo ka zbritur në botën e Interit, por tashmë i ka të qarta idetë për aventurën e tij të re te zikaltërit.
“Interi është një klub fitues, vetëm shikoni të gjithë trofetë që kam pas meje”, tha mbrojtësi për Inter TV.
“Unë luaj futboll për të fituar, prandaj vendosa të vij në Inter”.
“Ky është një klub i madh, jam i lumtur që i jam bashkuar një ekipi të këtij niveli. Çfarë mund t’i jap Interit? Padyshim të gjithë përvojën që kam fituar duke luajtur për Bayern dhe kombëtaren franceze. Kam mësuar shumë. Arrij me një objektiv të saktë: të tregoj se mund të jap më të mirën”.
Më pas disa batuta për objektivat e zikaltërve. “Dua të fitoj titullin, që të vendos yllin e dytë në fanellën e Interit. Unë jetoj për të fituar trofe dhe kjo është e rëndësishme për tifozët dhe për të gjithë klubin. Do të bëj gjithçka për të fituar sa më shumë tituj. Ka disa lojtarë të klasit botëror në skuadër që do të na ndihmojnë t’i arrijmë ata”.
“Kam ardhur për të luajtur si mbrojtës, por mund të luaj edhe si mbrojtës i krahut me katër mbrojtës”, vazhdoi ai duke folur për pozicion në fushë. Ka qenë gjithmonë e natyrshme për mua të jem në pozicionin e duhur për të shënuar. Kam shënuar edhe kundër Interit, me kokë. Por synimi im është të fitoj ndeshje dhe tituj dhe nëse mund të festoj më pas një gol me tifozët edhe më mire”.
“Cilësia më e rëndësishme për një mbrojtës është të mbrohet me kujdes, të fitojë sa më shumë goditje dhe të jetë vendimtar”, përfundoi ai.