Paul Pogba, katër vite përjashtim nga të gjitha aktivitetet
Francezi i Juventusit, Paul Pogba merr një lajm të keq.
Reprezentuesi i Francës, është dënuar me 4 vite përjashtim nga të gjitha aktivitetet për përdorim dopingu.
Gjykata Kombëtare Anti-Doping pranoi plotësisht kërkesat e prokurorisë.
Mesfushori i Juventusit u gjet pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara në një test pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht dhe më pas u pezullua si masë paraprake. Dënimi mund të apelohet në CAS.
Pogba pas këtij dënimi, rrezikon të mbyllë përfundimisht karrierën e tij si futbollistike.