
Pasardhësit e Ademit dhe Hamzës, të pranishëm në stadium kundër Serbisë
Në mesin e 22 mijë e 500 tifozëve që do të jenë sonte të pranishëm në “Air Albania” për ta përkrahur Shqipërinë në ndeshjen ndaj Serbisë, janë edhe Adem dhe Hamëz Jashari të rinj, pasardhësit e familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe vëllait të tij, komandantit Hamëz Jashari.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin e tij social “Instagram” nga Hamëz Jashari, i cili fotos ia bashkëngjiti shkrimin “Forca Shqipëri”, transmeton Klankosova.tv.
Ndeshjen në mes Shqipërisë dhe Serbisë mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova.