Pas Real-it e Liverpool-it edhe United synon një talent brazilian

Pas Real-it e Liverpool-it edhe United synon një talent brazilian

Manchester United është duke punuar për merkaton e verës dhe ashtu si Real Madrid që do afrojë Endrick nga Palmieras dhe Liverpool që synon 16-vjeçarin e kësaj skuadre, Estevao Willian edhe “Djajtë e Kuq” dëshirojnë të bëjnë blerje te klubi brazilian.

Mediet britanike raportojnë se United është interesuar për sulmuesin 19-vjeçar, Thalys, i cili duket se është një talent premtues për të ardhmen.

19-vjeçari duket jo shumë i vështirë për t’u transferuar nga United, pasi ende nuk ka debutuar në ekipin e parë, por po bën gjëra vërtet interesante në nivelin e të rinjve, deri në atë pikë sa të tërheq vëmendjen e Ten Hag.

Share This