Pas pikave në Zubin Potok dhe Ujman, Agjencia e Privatizimit dhe policia inspektojnë objektin e ‘NIS Petroll’ në Zveçan

Pas pikave në Zubin Potok dhe Ujman, Agjencia e Privatizimit dhe policia inspektojnë objektin e ‘NIS Petroll’ në Zveçan

Dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq janë mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pas konstatimit të operimit pa leje të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ky aksioni i Inspektoratit qendror të mbikëqyrjes së tregut është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

“Verifikimi i dokumentacionit përkatës ishte në qendër të këtij operacioni, duke siguruar që çdo operator ekonomik të respektojë rregullat dhe ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut thuhet se do të vazhdojë me kontrollet edhe në ditët në vijim. “Kujdes! Të gjitha subjektet që merren me tregtinë e produkteve të naftës dhe të karburanteve të ripërtërishme, duhet të pajisen me leje të vlefshme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ndaj atyre që operojnë në kundërshtim me ligjin, do të merren masa ndëshkuese strikte sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në komunikatë, raporton ballkani.info.

Më 15 korrik Policia e Kosovës ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit për verifikimin e pronave në veri, me ç’rast janë mbyllur tri pompa derivatesh. Njëra është mbyllur në Mitrovicë të Veriut, njëra në Zubin-Potok e tjetra në afër Liqenit së Ujmanit.

Share This