Pas një nate të vështirë, Gjesti e nis mëngjesin me butësi: Egli i afrohet në shtrat – Rozana e ngacmon duke i thënë “Hajde finalist”

Pas një nate të vështirë, Gjesti e nis mëngjesin me butësi: Egli i afrohet në shtrat – Rozana e ngacmon duke i thënë “Hajde finalist”

Mëngjesi i së dielës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte më i qetë se zakonisht, veçanërisht për Gjestin, i cili e nisi ditën pak më vonë, pas një nate të ngarkuar emocionalisht dhe fizikisht.

Pas incidentit shumë të përfolur në gjysmëfinale, ku ai u përfshi në një situatë dhune me Jozefin Markun – që u shoqërua me pasoja të mëdha edhe jashtë shtëpisë – duket se mëngjesi i sotëm i solli pak ngrohtësi dhe qetësi.

Teksa ende ishte në shtrat, atij iu afrua Egli, e cila u përpoq ta zgjonte me shumë butësi. Dyshja shijuan disa momente të këndshme dhe intime pranë njëri-tjetrit, duke lënë pas stresin e spektaklit të së premtes. Atmosfera në dhomën e gjumit ishte e qetë dhe plot ndjeshmëri.

Pak më pas, edhe Rozana Radi u përfshi në përpjekjet për ta zgjuar Gjestin. Me stilin e saj plot humor dhe pozitivitet, ajo iu drejtua atij me fjalët: “Hajde finalist”, një thirrje motivuese që nxiti të qeshura dhe atmosferë pozitive mes finalistëve.

Pavarësisht situatës së vështirë që kaloi vetëm dy netë më parë, Gjesti është rikthyer në shtëpi për të çuar deri në fund rrugëtimin e tij në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.

Tani, gara është më e fortë se kurrë. Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe që do të mbahet të shtunën, ku njëri nga katër finalistët – Egli, Rozana, Gjesti apo Laerti – do të shpallet fituesi i këtij edicioni dhe do të marrë me vete çmimin e madh.

Share This