
Pas Morata-s, Galatasaray e do edhe Ismajlin
Pas transferimit te Alvaro Morata-s, gjiganti turk Galatasaray synon të transferojë edhe mbrojtësin shqiptar të Empolit, Ardian Ismajlin.
Reprezentuesi i Shqipërisë me skuadrën italiane ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, por, sipas medieve të huaja, Ismajli, mund të jetë protagonist i një transferimi të minutës së fundit.
Mbrojtësi shqiptar prej kohësh është cak i Napolit dhe Juvetusit, mirëpo, siç raportohet, lojtari mund të bëhet pjesë e klubit më të madh në Turqi.
Krerët e Galatasarayt thuhet se shumë shpejtë do të dërgojnë ofertën tek Empoli për Ismajlin.