Pas Mamadu Danfa, Ballkani merr edhe një tjetër lojtar nga Shkupi

Pas Mamadu Danfa, Ballkani merr edhe një tjetër lojtar nga Shkupi

Ballkani zyrtarizoi një tjetër lojtar nga radhët e Shkupit. Pas Mamadu Danfa, suharekasit afrojnë edhe mesfushorin brazilian Queven da Silva Inácio.

Kujtojmë se kjo dyshe ka qenë në fushë për Shkupin në verën e vitit 2022, kur u eliminuan në Play Off të Conference League nga Ballkani.

Mesa duket, dyshja ka lënë mbresa te Kampionët në fuqi të Kosovës dhe në këtë formë, Queven i bashkohet Danfas.

Njoftimi i Ballkanit:

Tifozë të dashur,

Braziliani Queven da Silva Inácio, është futbollisti i radhës që i bashkohet kampionëve tanë.

25 vjeçari e forcon edhe më shumë mesfushën tonë, drejt ambicieve që kemi në kompeticionet në të cilat synojmë të triumfojmë.

Welcome Queven 🧡

Share This