Pas Juvës, edhe Chelsea dhe Wolverhampton ndjekin Diarra-n
Mesfushori francez i Strasburgut, Habib Diarra është futur në shënjestër të disa klubeve të mëdha evropiane.
Klubi italian, Juventus prej kohësh është duke e monitoruar asin francez të cilin synon ta blejë në afatin e ardhshëm kalimtar.
Por, sipas medieve italiane, Juve nuk do ta ketë lehtë që të transferojë Diarra-n, por tashmë në garë janë futur edhe dy klubet e mëdha të Premier Leagues, Chelsea dhe Wolverhampton.
Skautët e Juvës thuhet se janë duke e përcjell francezin nga afër, por torinezët pritet të bëjnë një gare të ashpër me Chelsean dhe Wolverhampton për transferimin e Diarra-s.