Pas Distrisë, edhe Nora në finalen e madhe të Baku-s
Pas Distria Krasniqit, është Nora Gjakova një tjetër xhudiste e njohur e Kosovës, që ka siguruar finalen e madhe të Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Gjakova mposhti turken Hasres Bozkurt, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi tashmë i kanë siguruar medalje Kosovës, dhe janë në rrugë të mirë që nga ky turne i madh i xhudos të kthehen me medalje të artë.