Pas City-t, Aston Villa mposht edhe Arsenalin
Pas Manchester City-t, Aston Villa e ka mposhtur edhe Arsenalin.
Skuadra e Emery triumfojë ndaj ‘Topçinjve’ me rezultat 1-0, të shtunën në kuadër të Premier League-s.
Dueli mes Aston Villas dhe londinezëve, ka prodhuar një superndeshje me aksion të mira dhe raste të shumta, anipse u shënuan vetëm një gol.
McGinn pas vetëm shtatë minutave lojë ndezi stadiumin duke kaluar Aston Villan në epërsi prej 1-0.
Skuadra e Mikel Artetës pas golit të pranuar, me gjithë ‘arsenalin’ e tyre e kërkojë rrugën e golit, duke u shfaqur disa herë e rrezikshme para portës vendëse, megjithatë, assesi nuk ia dolën që të paktën njëherë ta çojnë topin në rrjetë.
Në fakt, Arsenali në finish të ndeshjes shënoi gol përmes Havertz, por u anulua nga VAR pasi ai kishte luajtur më dorë.
Pas kësaj fitore, Aston Villa ngjitët në vendin e tretë me 35 pikë, një me pak se Arsenali që është në pozitën e dytë, derisa tashmë lider i ri i Premier League-s është Liverpool me 37 pikë të tubuara.