Pas Chelsea-s dhe Arsenal-it, edhe Liverpool-i e kërkon yllin e Napolit
Liverpool-i është një tjetër klub i madh anglez që i ka hyrë garës për yllin e Napolit, Victor Osimhen.
Chelsea dhe Arsenali prej kohësh janë duke e monitoruar sulmuesin nigerian, por, sipas medieve britanike, tashmë lojtari kërkohet edhe nga “The Reds”.
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se kishte dërguar skautët për të parë nga afër Osimhen me Kombëtaren e Nigerisë në miqësoren kundër Arabisë Saudite.
24-vjeçari gjatë verës që lamë prapa, ishte i lidhur me largimin nga kampionët në fuqi të Italisë, mirëpo, nigerani vendosi t’i qëndrojë besnik Napolit.
Megjithatë, siç raportohet, lojtari mund të largohet nga “Diego Armando Maradona” verën e ardhshëm dhe destinacionin më i mundshëm thuhet se është Anglia, atje ku Osimhen kërkohet nga treshja e madhe e Premier League-s, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool.