Pas barazimit me Çekinë, Shqipëria nis stërvitjet për `finalen` me Poloninë

Pas barazimit me Çekinë, Shqipëria nis stërvitjet për `finalen` me Poloninë

Kombëtarja shqiptare mbrëmë arriti të shkëpusë një pikë të madhe në Pragë kundër Çekisë, duke bërë një hap të madh në garën për kualifikim në EURO 2024.

Kuqezinjtë nuk do të humbin kohë dhe menjëherë do të nisin përgatitjet për ‘finalen’ me Poloninë.

Shqipëria dhe Polonia do të ballafaqohen në ‘Air Albania’ të dielën mbrëma, një tjetër duel i rëndësishëm në garën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

Sipas medieve shqiptare, këtë të premte skuadra do të nisë përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë.

Në orën 18:45 pritet trajner Sylvinho në konferencën për shtyp dhe në orën 19:30, skuadra do të zhvillojë seancën zyrtare të stërvitjes në “Air Albania”.

Share This