Pas 84 ndeshjesh ndalet Griezmann, sulmuesi mungon në miqësoret e Francës
Antoine Griezmann do të detyrohet të humbasë ndeshjet e Francës kundër Gjermanisë dhe Kilit të planifikuara respektivisht për 23 dhe 26 mars për shkak të një problemi në kavilje, i cili nuk do ta lejojë atë të marrë pjesë në ndeshjet miqësore.
Trajneri i “bluve”, Didier Deschamps, ka zgjedhur Matteo Guendouzi të Lazios për ta zëvendësuar atë, sipas RMC Sport.
Siç theksohet edhe nga profili i kombëtares franceze në rrjetin X, pas 84 ndeshjesh radhazi me kombëtaren sulmuesi ndalet dhe rekordi i tij gjithashtu.