Partizani shkatërron Kukësin, ngjitet në vendin e dytë
Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superiore.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën të kuqtë u shfaqën më kërkues, duke shënuar tre herë. Dopieta e Tedi Carës dhe goli i Mehmetit, i dhanë fitoren Partizanit.
Partizani ngjitet në vendin e dytë me 43 pikë, po aq sa edhe Vllaznia, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e fundit me 19 pikë.