Partizani-Dinamo City, kështu mbyllet derbi i madh shqiptar

Partizani-Dinamo City, kështu mbyllet derbi i madh shqiptar

Mbyllet pa gola derbi Partizani-Dinamo City. Dueli i zhvilluar në “Arenën e Demave”, ishte tepër i luftuar, por golat munguan.

Braziliani Denisson dhe Indrit Prodani patën mundësitë më të mirë për skuadrën e Dritan Mehmetit.

Ndërkohë, kampionët në fuqi iu afruan golit me Alfred Mensah dhe Luis Birçajn, por 20-vjeçari u ndal nga traversa.

Përfundimisht 0-0, me të dy skuadrat që ndanë nga një pikë. Partizani kryeson i vetëm me 28 pikë.

Nga ana tjetër, Dinamo City regjistroi rezultatin e pestë radhazi pozitiv, dhe tashmë renditet e pesta me 16 pikë.

Share This