
Partitë Popullore Evropiane mbështesin Abdixhikun: Është i vetmi lider që ka vizion dhe integritet për ta udhëhequr Kosovën
Kryetari i Partive Popullore Europiane (EPP), Manfred Weber me një video-mesazh ka përkrahur kandidatin për kryeministër nga LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në këtë video adresim, Weber ka thënë se këtë të diele populli i Kosovës duhet të zgjedh në mes të ngecjes në vend, apo lëvizjes përpara.
Prandaj, Weber ka thënë se është vetëm një lider që i cili ka integritet dhe vizion për ta udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.
Partitë Popullore Evropiane mbështesin Abdixhikun: Është i vetmi lider që ka vizion dhe integritet për ta udhëhequr Kosovën
“Ai është partneri dhe miku ynë për një kohë të gjatë. Lumiri nuk është një politikan i cili flet me slogane të zbrazëta. Ai është një lider i cili e kupton peshën e përgjegjësisë, i cili e di se të udhëheqësh kërkon të punosh fort, reforma serioze dhe një përkushtim të thellë ndaj popullit. Nën udhëheqjen e tij, partia anëtare e EPP-së sonë, LDK-ja, e ka ndërtuar një plan të qartë dhe ambicioz për gjeneratën e ardhme”, ka thënë Weber.
Më tutje, ai ka thënë se është momenti i Kosovës ta zgjedh shpresën mbi zhgënjimin, dhe të zgjedh veprimin mbi arsyetimet.
“Unë qëndroj me Lumirin, dhe ekipin e tij të shkëlqyeshëm në LDK, sepse Kosova e meriton një udhëheqësi e cila jep rezultat”, ka shtuar ai.