‘Paris 2024’ vazhdon sot me disa sporte joshëse

‘Paris 2024’ vazhdon sot me disa sporte joshëse

Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ vazhdojnë sot me disa sporte interesante dhe joshëse, ngjarje këto që vijnë drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Dita e gjashtë e ngjarjes më të madhe sportive në planet, nis me ndeshjen e hendbollit mes Gjermanisë dhe Kroacisë në konkurrencën e meshkujve, duel ky që starton në orën 11:00.

Slloveni-Suedi, është një tjetër duel në hendboll që fillon në orën 16:00.

Noti një nga sportet me atraktive në Lojërat Olimpike në ekranin e RTK-së vjen në orën 20:30, ku do të zhvillohen garat finale.

Share This