Parashikimi i motit për Shqipëri

Parashikimi i motit për Shqipëri

Anticikloni afrikan po rikthehet në Mesdhe ku presim rritje të temperaturave gjatë fundjavës në territorin e Shqipërisë .

E Shtunë 27 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet,  dhe vranësira në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/35°C

– Zonat e ulëta       22/38°C

– Zonat bregdetare 22/37°C

Kosova për dt. 27 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe  vranësira.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –21°C në mëngjes deri në 32°C –36°C gradë Celsius në mesditë.

Share This