Parashikimi i motit për Shqipëri

Parashikimi i motit për Shqipëri

Anticikloni afrikan po ndikon mesdheun duke sjellë temperatura të larta.

E Diel 30 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      15/34°C

– Zonat e ulëta       18/37°C

– Zonat bregdetare 20/35°C

Kosova për dt. 30 Qershor 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –17°C në mëngjes deri në 31°C –35°C gradë Celsius në mesditë.

Share This