Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Vranësira do të pasohen nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët  në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa Përgjatë Ultësirës Perëndimore hera –herës me intensitet mesatar. Prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët në lartësitë mbi 800-900m ndërsa në male e Alpe me intensitet mesatar.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton dhe shpejtësi deri në 12-15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/20 Re shi diell
Kukës 12/20 Re shi/borë diell
Lezhë 14/19 Re shi diell
Dibër 13/18 Re shi/borë diell
Durrës 11/22 Re shi diell
Tiranë 15/21 Re shi diell
Elbasan 11/21 Re shi diell
Berat 14/21 Re shi diell
Vlorë 15/20 Re shi diell
Korçë 11/16 Re shi/borë diell
Gjirokastër 14/16 Re shi diell
Sarandë 13/20 Re shi diell
Share This