“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shprehur edhe një herë përkrahjen e tij ndaj ekipit olimpik të Kosovës që do të jetë pjesë e Lojërave Olpimike “Parisi 2024”.

Ai ka shpërndarë një video në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se e gjithë bota i kishte sytë kah Kosova në momentet e parakalimit të ekipit olimpik mbi lumin Sena në Paris.

“Mespërmes lumit Sena, para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë! Nëntë sportistëve tanë, u urojmë shumë suksese e fat në disiplinat e tyre”, thuhet në postimin e kryeministrit Kurti.

Kosova nesër e nis aventurën në Olimpiadë me paraqitjen e Donjeta Sadikut.

Share This