“Paqe” mes Fenerbaces dhe Man Unitedit, fiton Tottenhami, ja të gjitha rezultatet
Manchester Unitedi nuk ka marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Fenerbahce, derisa Tottenhami shënoi fitore minimale kundër Alkmaar.
“Djajtë e Kuq” u ndalën në një barazim 1:1 te skuadra turke, sfidë që doli të jetë shumë e baraspeshuar nga fillimi.
Man Unitedi e nisi më mirë me Christian Eriksen që shënoi pas asistimit të Joshua Zirkzee (15’).
Feneri kishte disa raste shënimi por që assesi s’ia doli ta thyente mbrojtjen mysafire, me Onanan, i cili bëri pritje të jashtëzakonshme.
Sidoqoftë, në fillimin e pjesës së dytë En Nesyri me një gol të bukur e barazoi rezultatin pas asistimit të Saint-Maximin (49’).
Sfida u bë edhe më dramatike pasi trajneri Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq shkaku i ankesave të shumta për një penallti të supozuar te skuadrës vendase (58’).
Si Feneri ashtu edhe Unitedi vazhduan me lojë të bukur dhe rrezikuan prapë, por që në fund u “detyruan të pajtohen me nga një pikë”.
Unitedi tani zë vendin e 21-të me tre pikë në Ligën e Evropës, kurse Fenerbahce në vendin e 15-të me pesë sosh.
Në anën tjetër, Tottenhami me mund ka triumfuar në shtëpi ndaj AZ Alkmaar me rezultat minimal 1:0.
Londinezët ishin shumë herë më të mirë por që dëshpëruan në konkretizimin e rasteve.
Richarlison e bëri dallimin me një gol nga pika e bardhë (52’).
Tottenham renditet në pozitën e dytë në fazën e ligës të Ligës së Evropës me nëntë pikë, kurse Alkmaar në pozitën e 24-të me tre sosh.
Të gjitha rezultatet: