Papa Leone thirrje për paqe: Të ndalojmë tragjedinë para se të kthehet në një humnerë të pariparueshme

Papa Leone thirrje për paqe: Të ndalojmë tragjedinë para se të kthehet në një humnerë të pariparueshme

Papa Leone bëri një apel ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke theksuar nevojën urgjente për ndalimin e konflikteve të përgjakshme dhe për një përpjekje të përbashkët drejt paqes.

“Çdo anëtar i bashkësisë ndërkombëtare ka një përgjegjësi morale: të ndalojë tragjedinë e luftës përpara se ajo të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme. Asnjë fitore e armatosur nuk mund të kompensojë dhimbjen e nënave, frikën e fëmijëve, të ardhmen e vjedhur,” u shpreh Papa

Duke iu referuar situatës dramatike në Lindjen e Mesme, ai theksoi se vuajtjet e popullsisë civile, veçanërisht në Gaza, janë gjithnjë e më shumë në rrezik të harresës.

Papa Leone i bëri thirrje botës që të mos mbyllë sytë ndaj nevojave humanitare.

“Le të heshtë diplomacia armët, le të ndërtojnë kombet të ardhmen e tyre me përpjekje paqeje, jo me dhunë dhe konflikte të përgjakshme,” përfundoi ai, raporton rtsh.

Share This