Papa Françesku zgjedh Pelen, jo Messin

Papa Françesku zgjedh Pelen, jo Messin

Papa Françesku nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë e tij për futbollin dhe futbollistët kanë qenë vizitorë të rregullt të tij në Vatikan.

Natyrisht ata argjentinas kanë qenë më pranë zemrës së tij, por kreu botëror i kishës katolike ka habitur jo pak me deklaratat e tij, dhënë për mediat italiane, teksa ka zgjedhur edhe “më të mirin” e historisë së futbollit.

Teksa Lionel Mesi fitoi mes polemikave Topin e 8-të të Artë, debatet vijojnë të jenë të ndezura se midis Peles, Mesit, Maradonës apo edhe Kristiano Ronaldos është më i miri i historisë së futbollit. Nuk mungojnë të jenë të të shumtë ata që janë tifozë të “flaktë” të dyfshes argjentinase dhe pritej që atyre t’u bashkohej edhe Papa argjentinas.

Ky i fundit ka dhënë mendimin e tij mbi këtë temë  dhe, në një intervistë për mediat italiane, ai u pyet ndër të tjera pikërisht për këtë çështje, teksa theksoi se i preferuari i tij është legjenda e Brazilit, Pele. “Midis Maradonës dhe Mesi-t, kë preferoj? Do të them një të tretë, Pelenë”, – është përgjigjur Ati i Shenjtë, duke vijuar: “Maradona ishte i mrekullueshëm si lojtar, por si njeri ai dështoi, ai rrëshkiti mes atyre që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan, djaloshi i gjorë”.

“Mesi është shumë korrekt, është një zotëri, por unë preferoj Pelenë, pasi ai ishte një njeri me zemër, ai ishte shumë humanitar. Megjithatë atë të tre mbeten të mëdhenj”,- përfundoi Papa Françesku.

Share This