Papa Françesku në “Urbi et Orbi”: Krishti nuk është një hero i së kaluarës, ai jeton në ata që vuajnë’

Papa Françesku në “Urbi et Orbi”: Krishti nuk është një hero i së kaluarës, ai jeton në ata që vuajnë’

Papa Françesku u shfaq në Bazilikën e Shën Pjetrit për bekimin tradicional “Urbi et Orbi”, në fund të meshës së Pashkëve, të kremtuar në sheshin e Shën Pjetrit nga kardinali Angelo Comastri.

Ai u prit me ovacione nga besimtarët e pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit.

“Krishti nuk është një hero i së shkuarës, ai jeton në ata që vuajnë”, ishte predikimi i Françeskut i lexuar nga Kardinali Comastri.

“Krishti u ringjall, ai është gjallë!. Ai banon mes nesh, fshihet dhe zbulohet edhe sot në motrat dhe vëllezërit që takojmë rrugës, në situatat më anonime dhe të paparashikueshme të jetës sonë. Ai është i gjallë dhe mbetet gjithmonë me ne, duke qarë lotët e atyre që vuajnë dhe duke shumëfishuar bukurinë e jetës në gjestet e vogla të dashurisë së secilit prej nesh”, thekson Papa. /atsh/

Share This