Pakti mes Mbappes dhe Al Kelaifit

Pakti mes Mbappes dhe Al Kelaifit

Pakti mes Kilian Mbappe dhe Al Khelaïfit është se do të jetë presidenti ai që do të informohet i pari për çdo vendimit të lojtarit.

Nëse ai do të qëndrojë te PSG apo do të largohet në ndonjë skuadër tjetër. E nëse mediat më parë mbronin qëndrimin e sulmuesit në Paris, tani të gjithë janë të sigurtë se ai do të largohet.

Kylian Mbappe dhe Nasser Al Khelaifi ranë dakord për një ‘marrëveshje zotërinjsh’ gushtin e kaluar, për shtyrjen e pagesës së  80 milionë eurove që i korrespondonin lojtarit si dhe do të ishte vetë presidenti ai që do të informohej në rast të një largimi të mundshëm të lojtarit nga PSG.

Por deri më tani, sipas AS, Nasser Al Khelaïfi nuk ka dijeni se çfarë do të bëjë Kylian Mbappé sezonin e ardhshëm. Të shtunën e kaluar, Le Parisien, e cila është shumë pranë PSG-së, siguroi se sulmuesi e kishte marrë vendimin për të shkuar te Reali i Madridit.

Por aktualisht në klubin parizien mbizotëron qetësia, pasi nuk do të përsëritet skenari i vitit 2022, në të cilin çdo javë, madje çdo ditë, përditësohej me të ardhmen e francezit. Dallimi kryesor tani është se mediat franceze po priren drejt largimit të sulmuesit, ndërkohë që më parë mbronin rinovimin me PSG. Tani të gjithë janë të sigurtë se Mbappe do të largohet.

Dhe sipas marrëveshjes midis të dyve futbollisti do të komunikojë në radhë të parë me Al Khelaifi, nëse nuk do të rinovojë apo të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Pra do të jetë Katari, i pari që do të informohet për synimet e yllit francez, i cili me gjithë zhurmën e krijuar së fundmi, nuk ka asnjë lajm, të paktën deri këtë të mërkurë.

Share This