Pakistani thotë se ka rrëzuar pesë avionë luftarakë indianë dhe një dron

Pakistani thotë se ka rrëzuar pesë avionë luftarakë indianë dhe një dron

Pakistani ka pretenduar se ka rrëzuar pesë aeroplanë indianë.

“Deri tani, mund t’ju konfirmoj se pesë aeroplanë indianë – përfshirë tre Rafale, një SU-30 dhe një MiG-29 – si dhe një dron Heron janë rrëzuar,” ka thënë zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerallejtënant Ahmed Sharif Chaudhary, në një video të shpërndarë nga Reuters.

India ende nuk ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve.
India ka thënë se e ka sulmuar Pakistanin herët të mërkurën, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar. Pakistani raportoi tetë të vdekur dhe tha se po i përgjigjej sulmeve indiane.
Kjo është ajo që udhëheqësit botërorë kanë thënë për përshkallëzimin më të fundit të armiqësive mes fqinjëve me armë bërthamore.

Share This