Pakistani njofton se ka vrarë 50 ushtarë indianë; India përgjigjet me akuzën për ‘dezinformim’

Pakistani njofton se ka vrarë 50 ushtarë indianë; India përgjigjet me akuzën për ‘dezinformim’

Pakistani njoftoi sot se kishte vrarë rreth 40 deri në 50 ushtarë indianë në kufirin midis dy vendeve, ndërsa situata në Kashmir mbetet e tensionuar.

Sipas britanikëve Skynews , ministri i informacionit i Pakistanit, raportoi se vendi i tij hodhi në erë instalimet ushtarake indiane.

Më parë, një korrespondent i Sky News raportoi për bombardime të rënda gjatë dy ditëve të fundit përgjatë Vijës së Kontrollit.

Gjithashtu më herrët Pakistani njoftoi se kishte rrëzuar 12 dronë indianë.

Kjo u parapri nga sulmet me raketa indiane kundër zonave të ndryshme të Pakistanit, të cilat rritën shqetësimin për mundësinë e një konflikti të përgjithshëm midis dy fuqive bërthamore.

Sekretari i Jashtëm Indian, Vikram Misri, akuzoi Pakistanin për përhapjen e informacionit të rremë.

Ai thotë se Pakistani po keqpërdor vendet fetare për të radikalizuar, indoktrinuar dhe trajnuar “terroristë”. /rtsh/

Share This