PAKISTAN / Të paktën 11 viktima pas një sulmi me

PAKISTAN / Të paktën 11 viktima pas një sulmi me

Një bombë në anë të rrugës goditi një kamionçinë që transportonte minatorë për nxjerrjen e qymyrit në provincën e paqëndrueshme jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit, duke vrarë 11 punëtorë, deklaruan zyrtarët sot.

“Incidenti i fundit ndodhi në distriktin Harnai, pranë kryeqytetit provincial të Quetta, herët në mëngjes”, tha shefi i administratës locale, Wali Kakar.

“Të paktën tetë persona të plagosur po trajtohen në klinika”, tha zëdhënësi i qeverisë provinciale, Shahid Rind.

“Disa prej tyre ishin në gjendje kritike dhe numri i viktimave mund të rritet”, tha Kakar.

“E dyshuara kryesora është Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit (UÇB), një grup militant i guerrilëve etnikë Baloç, që lufton për pavarësinë nga Pakistani”, tha një tjetër oficer policie.

Në tetor, një grup personash të armatosur sulmuan një minierë qymyri në rajon, duke vrarë të paktën 20 punëtorë.

Pjesa më e madhe e dhunës synon projektet kineze në Pakistan, që kanë për qëllim të lidhin rajonin Xinjiang me Detin Arabik, për të arritur tregjet në Lindjen e Mesme, Evropë, Afrikë dhe më gjerë. /atsh/

Share This