Pacolli shpalos sukseset personale në shërbim të Kosovës: Paralajmëron njohje të reja këtë vit

Pacolli shpalos sukseset personale në shërbim të Kosovës: Paralajmëron njohje të reja këtë vit

Kreu i AKR-së, Begjet Pacolli ka paralajmëruar njohje të reja për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se edhe pse është kritikuar nga të tjerët për casjen në politikën e jashtme, ka shtuar se ka besuar gjithmonë në se edukata, mirësjellja dhe diplomacia e mirëfilltë janë çelësi për arritjen e qëllimeve të mëdha për shtetndërtimin e vendit tonë.

“Dikur nga njerzit e caktuar (që më vonë u treguan si të kot) u kritikova ashpër. E madje e quajtën “skandal” pse ja dhash doren pres. Trump në hollin e OKB-së, pse e quajta Bernabiçin “zonja e madhe” ose pse isha takuar me kryeministrin e Marokos me vullnetin e tij. Megjithatë, unë kam besuar gjithmonë se edukata, mirësjellja dhe diplomacia e mirëfilltë janë çelësi për arritjen e qëllimeve të mëdha për shtetndërtimin e vendit tonë. Ne fund te fundit pjesën e më të madhe të udhetimeve te mia i kam bërë me finanasat e mia dhe nuk kam mar pagë nga qeverija e Kosovës.” – ka shkruar ai.

Tutje Pacolli ka thënë se viti që kaloi ka sjellë dy letra për njohjen e pasaportës së Kosovës, e që të njëjtën gjë do ta bëjë edhe këtë vit.

“Edhe para se të isha ministër i Punëve të Jashtme, arrita të siguroj dhjetëra e dhjetëra njohje për shtetësinë e Kosovës, ndërsa gjatë mandatit tim të shkurtër si ministër, solla edhe dy njohje tjera. Çdo vend ku kam shkuar dhe çdo person me të cilin jam takuar, kam lënë dyert hapur për dialog dhe bashkëpunim të mëtejshëm duke demaskuar pretendimet e Sërbisë për “ terheqjën “ e njohjeve. Vitin që kaloi solla letrat për dy njohjet për pasaportat e Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me njohje të reja, të cilat do të vijnë së shpejti.” – ka shkruar Pacolli.

Share This