Oxfordi në Angli bën ofertë zyrtare për futbollistin shqiptar

Oxfordi në Angli bën ofertë zyrtare për futbollistin shqiptar

Është merkato e janarit dhe tifozët shqiptarë presin dhe shohin me interes zhvillimet që vijnë nga legjionarët, përpara Evropianit të Gjermanisë.

Një zhvillim i rëndësishëm vjen nga Armando Dobra, që pak ditë më parë u shpreh në mediat britanike se ëndrra më e madhe është pjesëmarrja në Europian me fanellën e kuqezinjve.

Aktualisht Dobra është pjesë e Chesterfield në National League. Por së fundmi është raportuar lajmi se Oxford United ka bërë një ofertë zyrtare për lojtarin e Shqipërisë, shkruan ballkani.info.

Kjo skuadër ndodhet në League One, pra dy divizione më lart se kampionati ku luan Dobra aktualisht.

Për më tepër Oxford United ndodhet në vendin e pestë dhe po lufton për t’u ngjitur në Championship.

Nëse ky transferim do të kryhet me sukses, ky do të ishte një hap i madh përpara në karrierë për Dobrën.

Share This