
Osmani: Zëri i Kosovës i domosdoshëm ku diskutohen sfidat e përbashkëta
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Kjo shënon pjesëmarrjen e gjashtë të Kosovës në këtë samit gjithëpërfshirës politik, që mbledh së bashku liderët më të rëndësishëm të kontinentit për të diskutuar sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar të ardhmen evropiane.
” Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook, teksa ka postuar disa foto nga takimet dhe bisedat me liderë evropianë, përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian Kaja Kallas, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Osmani po ashtu do të bashkëkryesojë me presidentin kroat, Andrej Plenkoviq tryezën e liderëve “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”. /rtk/