Osmani: Vuçiqi s’ka interes për serbët në Kosovë, qëllim i tij është destabilizimi i rajonit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka interesim që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet e shtetit të Kosovës.
Osmani ka thënë se qëllim i presidentit serb është destabilizimi i rajonit.
Në një adresim për medie, presidentja Osmani ka thënë se janë të interesuar që serbët të kthehen në institucione.
“Në asnjë moment nuk e besoj që Vuçiqi është i interesuar që serbët të kthehen në institucione. Ne jemi të interesuar që serbët të jenë në institucione, gjë që ju takon edhe me Kushtetutë edhe me pako të Ahtisarit. Kosova është multietnike, jo përse thotë Vuçiqi, por që u takon me Kushtetutë. Në asnjë moment nuk besoj që Vuçiqi e ka atë qëllim, ai po duket po punon vetëm në destabilizim të rajonit dhe kthim në vitet e 90-ta”, ka thënë Osmani.