Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të të vrarëve në Cetinje

Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të të vrarëve në Cetinje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidarizim me Malin e Zi pas ngjarjes tragjike në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 12 persona.

Osmani, në platformën X, ka shkruar se në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ngushëllimet e përzemërta shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ne solidarizojmë dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre pas të shtënave tragjike në Cetinje. Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin ndërsa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, ka shkruar presidentja

Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë të mërkurën pasdite më 1 janar në Cetinjë të Malit të Zi, ndërsa katër persona të tjerë janë plagosur. Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti.

Share This